Zbardhimi
Trajtim për të patur dhëmbë sa më të bardhë edhe pa patur dekolorime të theksuara.
Është një procedurë shumë e parapëlqyer nga ana estetike sidomos në dekadën e fundit. Këtë trajtim e preferojnë pacientet që kanë dëshirë për të patur dhëmbë sa më të bardhë edhe pa patur dekolorime të theksuara apo pacientë që kanë ndryshime të moderuara në ngjyrën e dhëmbëve. Pacientët e grupit të dytë janë ata që kanë një problem të vërtetë estetik prej dhëmbëve që kanë ndryshuar ngjyrë. Ndryshimi i ngjyrës vjen si rezultat i gjenetikës, moshës së avancuar, cilësisë së smaltit (karakteristikë individuale), përdorimit të medikamentve specifike ku mund të përmendim antibiotiket, apo pije me ngjyrë që ndikojnë në tjetërsimin e bardhësisë së dhëmbëve.
Lëndët që përdoren për zbardhim janë: Carbamide Peroxide dhe Hydrogen Peroxide (ujë i oksigjenuar). Këto dy lëndë kanë aftësinë (cilësinë) të kalojnë lirshëm nëpërmjet shtresave të dhëmbit (zmalti, dentina) dhe përhapen në gjithë pjesët e dhëmbit. Këto Perokside (Carbamide dhe Hydrogen peroxide) shpërbëhen në radikale oksigjeni, të cilat hyjnë ndërmjet prizmave të zmaltit (shtresa e jashtme e dhëmbit), duke shpërndarë (asgjesuar) molekulat e ngyrosura që ndikojnë në ngjyrosjen e dhëmbit.
Zbardhimi nuk ndikon në strukturën e dhëmbit, vetëm se ngjyra e brendëshme e dhëmbit bëhet më e (çelët) bardhë. Agjentët zbardhues copëtohen në molekula më të vogla dhe lëvizin në të gjitha drejtimet brenda dhëmbit. Edhe nëse i gjithë dhëmbi nuk është i mbuluar me zbardhues, ai zbardhet i gjithi. Studime të shumta shkencor kanë vërtetuar efikasitetin e peroksideve në zbardhimin e dhëmbëve. Zmalti dhe dentina (dy shtresat e dhëmbit), mbushjet egzistuese dhe porcelani nuk preken, ndikohen apo dëmtohen nga agjentët zbardhues.
Q&A mbi zbardhimin
A ka efekte anësore zbardhimi?
Zbardhimi që kryhet nën kujdesin e mjekut sipas protokollit përkatës nuk ka asnjëlloj efekti anësor.
Sa zgjat procedura e zbardhimit?
Në përgjithësi zbardhimi nuk e kalon një orë.
A do mi bëj dhëmbët e bardha fare zbardhuesi?
Jo. Mjeku do ju regjistroj ngjyrën fillestare dhe atë pas zbardhimit me ndihmën e shkallës së ngjyrave. Ajo do lëvizë maksimumi brenda 7 shkallëve. Secili provon eksperiencë të ndryshme.
Cfarë kujdesi duhet të kem ditët e para të zbardhimit?
Ju duhet të konsideroni veten sikur keni veshur një bluze të bardhë dhe ruheni që të mos bëheni pis. Në të njëjtën mënyrë ditët e para konsumoni vakte dhe lëngje me sa më pak ngjyra.
Sa më mban zbardhimi?
Kjo varet nga dieta juaj ushqimore (shumë kafe, duhan, cola, të skuqura, salca…) Dhe nga mbajtja e higjenës. Nëse tregoni kujdes ju mund të keni dhëmbë të bardhë për tre vjet.
A mund të bëj zbardhim tjetër pas njëfarë kohe?
Po, mund të zbardhni dhëmbët në cdo tre muaj.
A mund ti bëj me sodë dhëmbët në shtëpi për t'i zbardhur?
Asnjëherë. Furcat i kanë qimet e buta në mënyrë që zmalti mos të dëmtohet.