ALL ON 4 - Implante dentare

ALL ON 4

All on 4 është një zgjidhje e shkëlqyer për pacientet të cilët, për shkak të mungesës së kockave në nofull.

Kjo teknikë konsiston në vendosjen e katër implanteve dentare dhe fiksimin e një proteze fikse mbi to. Zakonisht përdoret në nofullën e poshtme në rastet kur pacienti nuk ka kockë të përshtatshme për vendosjen e gjashtë implanteve.

Në këtë mënyrë dy implantet e fundit pozicionohen në një kënd të pjerrët duke evituar kështu struktura të rëndësishme anatomike siç është nervi mandibular dhe sinusi maksilar.

Kjo teknikë nuk është shumë e indikuar për nofullën e sipërme sepse kocka në këtë nofull është më e brishtë dhe mundësia për të pasur komplikacione është më e lartë.

Pas 24-48 orësh, mbi këto implante është e mundur të vendoset një protezë fikse provizore, e cila do të zëvendësohet pas 3 ose 4 muajsh me një protezë përfundimtare fikse metal-porcelani ose protezë me bar kontrabar rezinë.